Kryeministri Edi Rama vijon turin e udhëtimeve të tij jashtë vendit. Sot ai ndodhet në Strasburg, ku është takuar me presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Tiny Kox.
Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e takimit me Kox.
Dita e sotme do të jetë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën në Këshillin e Evropës në Strasburg.
Rreth orës 15:30- 16:30 Rama do t’i drejtohet KiE-së për afro një orë me një fjalim ku do të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.