Vendosni fjalën kyçe....

Rama pas kritikave që mori në KiE: Nuk tërheq asnjë fjalë, jam gati për debat


Disa prej parlamentarëve të pranishëm në Asamblenë e Këshillit të Evropës e kritikuan kryeministrin Edi Rama për fjalimin e tij lidhur me raportin e Dick Marty-t. Kryesisht ato vende që nuk e njohin Kosovën dhe përfaqësuesja nga Serbia.

Rama u përgjigj që anjë fjalë nuk do të hiqte nga ato që tha dhe se është gati për të debatuar për këtë.

“Nuk jam i sigurt, së paku për ata që shprehen parehatinë e tyre në lidhje me fjalën time, nëse e kuptuan vërtet për çfarë po flisja. Lexojini sërish e sërish që të gjejnë mijëra arsye pse jam këtu. Besoj se një prej virtyteve të institucioneve demokratike është të jetë i përulur kur sheh nga vetja dhe për të pasur pjesën e duhur të autokritikës. Nuk i akuzova për asgjë paraardhësit e tyre. Nëse bëhet fjalë për të votuar edhe unë do ta votoja por kanë kaluar 11 vite dhe asgjë nuk është vërtetuar. Kolegia serbe e tronditur? Sigurisht që e kuptoj. Serbisë do t’i duhet kohë.  Nuk erdha këtu për t’i munguar respekt Serbisë, ka shumë njerëz në Shqipëri e Kosovë që mendojnë se unë jam agjent serb por jam krenar që i shërbej të vërtetës. Unë pretendoj se jap të vërtetën e kombit tim, që e përfaqësoj me krenari. Vëreni veten mbi çdo shqiptar që përballen me këtë paragjykim, që shqiptarët edhe kur luftojnë me armiqtë merren me trafikun e organeve njerëzore. Nuk tërheq asnjë fjalë nga ajo që thashë. Nëse doni ndonjë debat jam i lumtur të rikthehem.”– tha Rama.

Kryeministri Rama disa herë mori vërejtje se duhej të fliste më shkurt pasi po merrte gjithë kohën.