Vendosni fjalën kyçe....

Thirrja e Ramës: Thirreni Kosovën siç e ka emrin në të vërtetë, “Kosova” jo “Kosovo”


Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës tha se ka ardhur momenti që Kosova të shkruhet “Kosova”, ashtu siç e ka emrin, dhe jo si “Kosovo”.

 “Ka kombe ne historinë e botës që jetojnë të gjithë jetën duke mbrojtur lirinë e tyre, të rrethuar nga dhuna e gënjeshtrat apo hipokriza ndërkombëtare që bën sehir, ata shpresojnë të rezistojnë për aq kohë sa munden, ky është rasti i Ukrainës, e ky është rasti i Kosovës disa dekada më parë.

Sa i zellshëm është Putin për të hequr paralele mes Krimesë dhe Kosovës, provat nuk e mbështesin, nuk ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë, por mes Ukrainës dhe Kosovës, të nisni t’u mësoni edhe organizmave të tjera ndërkombëtarë që ta shkruajnë Kosova jo Kosovo, është Republika e Kosovës. Ashtu siç quhet në të vërtetë.”- tha Rama.

Në fjalën e tij në Këshillin e Evropës kryeministri Rama tha se Kosova, ashtu si Ukraina sot, në vitet e luftës u vu përballë një makinerie lufte, që nuk mund të anashkalohej nga komuniteti ndërkombëtar.

“Kosova dhe Ukraina janë 2 kombe që duan të jetojnë të lirë, të ndjekur nga demonë të së shkuarës. Dhe ka 2 tiranë të dështuar, një i vdekur dhe një që luan me vdekjen. Të gjithë ju kujtohet ndikimi shkatërrues i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Të gjithëve ju kujtohet se si dekada tensione brenda një rajoni të ndarë kulmoi me lindjen e 7 republikave të pavarura.

Të gjithëve ju kujtohet procesi i vështirë i vendosjes së paqes. Unë dua të përqendrohem te kapitulli i fundit, konflikti humanitar në Kosovë. Dekada represioni. Një aksion i qëllimtë barbar i kryer nga Sllobodan Millosheviçi. Rreth 20 mijë gra u përdhunuan.

Këto janë të dhëna zyrtare nga ndërkombëtare. Ndërkohë mijëra janë të zhdukur, të gjallët kërkojnë njerëzit e tyreë, të vdekurit ende nuk e kanë gjetur paqen e varrit. Britma e dëshpërimit të Kosovës nuk mund të shpërfillej më dhe bota demokratike u vë në lëvizje e vendosur. Ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s njohu luftën e UÇK që solli pavarësinë pak më pas. Drejtësia u vendos.”– tha ai.