Vendosni fjalën kyçe....

Vidhte ushqime në supermarkete, arrestohet 33-vjeçari në Durrës


Policia e Durrësit ka zhvilluar një operacion, për arrestimin e një 33-vjeçari i cili akuzohet se vidhte produkte ushqimore nëpër supermarkete.

Personi me inicialet S. Xh., banues në Laç, akuzohet se “në datat 4, 5 dhe 7 tetor, ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore, në një rrjet supermarketesh në Durrës dhe Tiranë.” Ai është filmuar dhe nga kamerat e sigurisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Durrës.

Vodhi në mënyrë të përsëritur, në një rrjet supermarketesh në Durrës dhe Tiranë, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

I arrestuari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e grumbulluara nga denoncimet për raste vjedhjesh në supermarkete, të adresuara ditët e fundit në Komisariatin e Policisë Durrës, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-S. Xh., 33 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë, pasi në datat 4, 5 dhe 7 tetor, ka vjedhur produkte të ndryshme ushqimore, në një rrjet supermarketesh në Durrës dhe Tiranë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.