Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 17-vjeçarit në Klos pas sherreve mes dy fiseve, babai i viktimës një nga të plagosurit


Ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia, në media janë publikuar të tjera të dhëna mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Klos, ku një i mitur është vrarë me armë zjarri.

Sipas “News 24”, një nga dy të plagosurit është dhe babai i viktimës i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Burrelit.

Ngjarja ka ndodhur në mes të qytetit në rrugë, në afërsi të një lokali, ku ka pasur shumë kalimtarë. Dëshmitarët janë ankuar se ambulanca ka mbërritur me vonesë për t’u dhënë ndihmën e shpejtë të lënduarve.

Ngjarja sipas “News 24” thuhet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të vjetër që kanë pasur dy fise, konkretisht fisi Mjeshtri dhe fisi Hasula.

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia e Klosit.

Pritet reagimi zyrtar i policisë për ngjarjen që i mori jetën një të riu.