Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Gramshit.
Një 40-vjeçar i identifikuar si L.Tafa ka humbur kontrollin e motoçiletës së tij dhe është plagosur rëndë. Tafa është dërguar në spitalin e Gramshit.
Pas përkeqësimit të plagëve të tij, mjekët u detyruan ta dërgojnë në Spitalin e Traumës në Tiranë.