Kryetarja e Kuvendit Nikolla është takuar dje me kreun e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit Michael Ganoff.
Sipas njoftimit të zyrës së Nikollës, gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet e veprimtarisë dhe kontributit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit në Shqipëri në fusha të ndryshme si mbështetja e zhvillimit ekonomik, arsimi, kultura.
Po kështu dyshja ka buseduar edhe për aspekte të mundshme të bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për rritjen e transparencës, llogaridhënies së veprimtarisë parlamentare, digjitalizmin, trainimet për deputetët e rinj dhe punonjësit e shërbimeve parlamentare.
Fondi Shqiptaro-Amerikan ka arritur, pas katër vitesh tratativa, një marrëveshje me Shqipërinë së fundmi për marrjen në zotërim të Parkut të Butrintit.
Marrja me koncesion e Parkut të Butrintit është kundërshtuar me forcë nga studiues, arkeologë e përfaqësues të shoqërisë civile.