Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja e BE-së për raportin e BE-së për aministinë fiskale e ‘pasaportat e arta’: Kanë rreziqe


Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Hohmann komentoi dy pikat e raportit e BE-së lidhur me dy nisma të qeverisë shqiptare si amnistia fiskale e ‘pasaportat e arta’.

Gjatë konferencës për shtyp me zv.kryeministrin Balluku, zyrtarja evropiane tha se ndërsa Brukseli respekton sovranitetin e çdo vendi, pas sulmit të Rusisë në Ukrainë ka rrezik të shtuar për dhënien e pasaportave të arta.

Ndërsa për sa i përket amnistisë fiskale ajo tha se miratimi kundër këshillave të BE-së e Moneyval rrit rrezikun e pastrimit të parave.

“Në lidhje me ‘pasaportat gold’, raporti është i qartë. Sigurisht që BE respekton sovranitetin e secilit do shtet që të vendosë se çfarë skemash do të ketë për dhënien e shtetësisë, por duke marrë shkas nga agresioni rus në Ukrainë, kjo do të vinte në pah rrisqet që janë thënë dhe në raport. I është bërë thirrje vendeve që t’i jepet fund dhënies së shtetësisë në këtë formë. Një shtet u padit në gjykatë për këtë shkelje. Secili shtet duhet të vendosë vet se si do të ecë përpara për këtë çështjes. Më lejoni të citoj atë që thotë raporti. Miratimi i një amnistie tatimore penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval mund të vërë në rrezik këtë fushë dhe atë të pastrimit të parave.” – tha Hohmann.