Vendosni fjalën kyçe....

Austria përballet me krizën më të keqe që nga Lufta e Dytë Botërore – Ministri


Austria po përballet me atë që mund të jetë kriza e saj më e keqe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, tha ministri i Financave të mërkurën gjatë fjalimit të tij në parlament, teksa paraqiste projektbuxhetin.

Magnus Brunner vuri në dukje sanksionet e BE-së kundër Rusisë si shkakun kryesor të rënies dhe tha se parashikimi i fundit të krizës është i pamundur, pasi gjendja e tanishme mund të përsëritet në vitet e ardhshme.

Brunner vuri në dukje se bizneset dhe familjet austriake po ndjejnë peshën e rritjes së kostos së jetesës. Ai theksoi se thirrjet për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë janë ‘emocionalisht të kuptueshme’, por nuk ka garanci për një kthim në bashkëpunimin e mëparshëm me Moskën.

Austria, e cila është shumë e varur nga nafta dhe gazi rus, u ka rezistuar planeve të BE-së për të kufizuar importet nga Moska. Në mars, Brukseli nxori një plan për të pakësuar varësinë nga gazi natyror rus me dy të tretat përpara fundit të vitit. Propozimi është pjesë e një plani më të gjerë i Brukselit për t’u bërë i pavarur nga të gjitha lëndët djegëse fosile ruse ‘shumë përpara vitit 2030’.

Federata e Industrive Austriake paralajmëroi më herët se pezullimi i furnizimeve me gaz rus do ishte ‘një goditje serioze’ për mirëqenien e popullit austriak, pasi kërcënon rreth 300,000 vende pune.

Sipas federatës, pothuajse e gjithë industria ushqimore varet nga furnizimi i ‘karburantit blu’.

Ndërkohë, rritja e çmimeve të energjisë ka rritur inflacionin në vend. Qeveria austriake ka prezantuar më parë disa paketa kundër inflacionit për të mbështetur familjet dhe kompanitë, duke përfshirë rritjen e përfitimeve sociale për të papunët dhe grupet e tjera të prekshme.