Ballkani është mposhtur nga Sivasspori në Prishtinë.
Suharekasit u mposhtën me përmbysje 1:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ekipi turk, Sivasspori.
Armend Thaqi shënoi për vendasit në minutën e 36-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Në minutën e 72-të Arslan barazoi rezultatin me një gol me kokë.
Kur vendasit kërkonin rikthimin e epërsisë, një goditje nga distanca e Angielskit përfundoi në rrjetë për t’ia shuar totalisht gjasat vendasve për një fitore.
Deri në fund, Ballkani tentoi të shënonte golin e barazimit, por nuk e arriti dot.
Me këtë fitore, tani Sivasspori shkon në kuotën shtatë pikëve në vendin e parë, aq sa ka edhe Cluj në vendin e dytë.
Ballkani mbetet i fundit në grup tani me katër pikë, aq sa ka edhe Slavia Prague.