Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i bashkohet “TikTok”-ut dhe i drejtohet të rinjve: Mund ta ktheni Shqipërinë në një “Silicon Valley”


Ish-kryeministri dhe kryetari i PD-së Sali Berisha i është bashkuar rrjetit social “TIKTOK”-ut.

Në një video të publikuar, ai thotë se teknologjia ka qenë dhe mbetet një pasion i tij.

“Mirëdita, një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar në TIKTOK. Jam entuziast sepse sot filloj me ju një dialog nëpërmjet këtij kanali. E vërteta është se ka qenë një pasion i imi dhe mbetet gjithnjë, teknologjia. Sot jemi përpara një revolucioni të paparë të internetit. Sot të rinjtë shqiptare shkëlqejnë në kompani të mëdha. Kurse këtu, ai tjetri thotë punë ka, por profesionistë nuk ka. E vërteta është tjetër. Këtu profesionistë ka, por lidership nuk ka. Ndaj dhe PD do përcaktojë objektiv kryesore të programit të saj, vendosjen të këtyre sektorëve si promotorë apo në zemër të ekonomisë shqiptarë, me besimin e madh se ju të rinjtë e vendit do ta çoni para këtë revolucion dhe mendjen dhe energjitë tuaja mund të shndërroni Shqipërinë në një ‘Silicon Valley’ të Evropës dekadës që vjen.

Për realizimin e kësaj ne kemi një sfidë dhe kjo është largimi i kësaj qeveria e cila në vend të krijojë kushtet për ju, preferon t’ju përzejë nga vendi juaj. Ushqen popullatën me një propagandë që ju kurrë nuk e besoni. Ndaj ju ftoj të bashkojmë forcat tona për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i madh dhe për të krijuar këtu në Shqipëri të gjitha mundësinë që ju të ndryshoni kombin dhe vendi juaj.”- tha Berisha.

Ai shtoi se në vend nuk mungojnë profesionistët, por mungon lidershipi. Berisha u tha të rinjve se këto sektorë do të jenë prioritet i Partisë Demokratike në të ardhmen, dhe se kanë mundësi të kthejnë vendin në një ‘Silicon Valley’ të Europës.

@prof.dr.saliberisha Mirëdita, një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar #TikTok #sb #partiademokratike#saliberisha#pdsh ♬ original sound – Sali Berisha