Vendosni fjalën kyçe....

Dhurata Çupi për ngjarjen në Klos: Po të mos ishte vonuar policia, të paktën do ishte parandaluar vetëvrasja


Ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Klos me tre viktima, u komentua këtë të enjte edhe në Kuvend.

Gjatë fjalës së saj, deputetja e PD-së Dhurata Çupi tha se ngjarja mund të ishte parandaluar, të paktën vetëvrasja e autorit të dyshuar të krimit.

Çupi nuk i ka kursyer kritikat duke thënë se, uniformat blu vonuan për të shkuar në ngjarje.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për jëtët e humbura dje në Klos. Uroj që ngjarje të tilla tragjike të mos përsëriten asnjëherë jo vetëm në Klos por në të gjithë Shqipërinë.

Por ajo që ndodhi dje në Klos është dëshmi e qartë e një fakti. Rendi publik në Shqipëri ka rënë përtokë, e mos të them është futur nën dhe.

Qytetarët s’kanë asnjë besim tek institucionet ligjzbatuese, te institucionet e drejtësisë e me radhë. Në një vend aq të vogël si Klosi policia vonon për të shkuar në vendngjarje. Po të mos ishte vonuar policia ndoshta do ishte parandaluar vetëvrasja. Sot debatet dhe konfliktet zgjidhen me armën ne brez.

Qytetarët që unë përfaqësoj këtu në Parlament nuk shquhen për rekorde kriminale, por shquhen si njerëz të zgjuar e punëtorë.

Por jo vetëm për fajin e tyre këto ditë janë bërë personazhe të lajmeve të kronikës së zezë.”- tha Çupi.