Vendosni fjalën kyçe....

Ish-të përndjekurit protestë para Kuvendit: Qeveria të zbatojë ligjet, jemi në kushte të vështira


Disa ish-të përndjekur politikë kanë zhvilluar sot një protest para Kuvendit.

Ata kanë pohuar se pas 10 vitesh nga protesta ku u vetëdogj ish-i përndjekuri Lirak Bejko, duke humbur jetën, ndodhen në të njëjtën gjendje.

Ata i kanë bërë thirrje qeverisë që të zbatojë ligjet.

“Para 10 vitesh si pasojë e grevës për të drejtat legjitime na u dogj shoku jonë, Lirak Bejko. Ne jemi mbledhur sot që të kujtojmë Bejkon, që ndritë shpirti atje ku është. Ne jemi mbledhur se jemi atje ku kemi qenë si përpara 10 vitesh në kohën e grevës që zhvilluam. Nuk kërkojmë lëmoshë, por Shqipëria të zbatojë ligjet kundrejt të burgosurve dhe të përndjekurve politikë.” – tha njëri prej tyre.