Vendosni fjalën kyçe....

Ish-trajneri i Chelsea refuzon dy klube të Premier Ligës


Thomas Tuchel thuhet se ka refuzuar ofertat e punës nga dy klube të paidentifikuara në Premier League që nga largimi i tij nga Chelsea.

Tuchel ka mbetur pa punë që nga 7 shtatori, kur u shkarkua pas humbjes së Chelseat ndaj Dinamo Zagrebi

Sipas The Telegraph, në periudhën pasuese Tuchel është kontaktuar nga dy klube të Premierligës, por ai i ka refuzuar ato.

49-vjeçarit thuhet se iu ofrua edhe puna në Bayer Leverkusen, por e refuzoi atë, me Xabi Alonso që përfundimisht u emërua në vend të tij.

Një raport i fundit nga BILD theksoi se gjermani do të ishte i hapur për t’u bërë trajner i Anglisë nëse do të vihej në dispozicion.

Pas një fushate zhgënjyese në Ligën e Kombeve në të cilën Anglia pësoi rënie, Gareth Southgate mori shumë kritika nga tifozët.