Vendosni fjalën kyçe....

Rama pasi PPE refuzoi ftesën për darkë: S’mund të ndjehen mirë nga horrori e sajesa e trafikut të organeve, do u duhet kohë të analizojnë faktet


Kryeministri Rama ka reaguar sot pas vendimit të djeshëm të partive të PPE-së për të mos marrë pjesë në darkën e organizuar nga delegacioni shqiptar, pas fjalës së tij në Këshillin e Evropës lidhur me raportin e Dick Marty-t.

Kreu i qeverisë shkruan në Twitter se është e mirëkuptueshme se deputetëve të Parlamentit Evropian që anuluan pjesëmarrjen në darkë pasi ‘nuk ndiheshin mirë’, u ka rënë në rrufe në qiell të pastër raporti i Marty-t, me histori horror e sajesa si ato të trafikut të organeve.

Rama vijon më tej se europarlamentarëve do u duhet kohë për të analizuar faktet e për të kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë.

“Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit,ishte arsyeja.E mirëkuptueshme.S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve! Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër! Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri. Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!#NjerëzPaAtdhe #KatranMeBojë.” – shkruan Rama.