Kreu i parlamentit të Kanadasë ka vlerësuar Shqipërinë që sipas tij ka treguar lidership për sa i përket luftës kundër ndryshimeve klimatike e të drejtave të komunitetit LGBTQ.
Gjatë fjalës së tij drejtuar deputetëve shqiptarë, Antony Rota, tha se Shqipëria e Kandaja janë të përfshira në shumë fusha bashkëpunimi.
Po kështu Rota theksoi se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka sjellë një tjetër realitet në Evropë e botë e ku Shqipëria po luan rolin e saj.
“Jeni vendi i parë në Ballkan që keni një strategji për të luftuar ndryshimet klimatike. Po kështu keni treguar lidership për të drejtat e personave LGBTQ. Këto janë shembuj të qartë sesi Shqipëria e Kanadaja bashkëpunojnë në fusha të ndryshme. Le të festojmë bashkëpunimin mes dy vendeve tona në NATO e fusha të tjera. NATO është aleancë mbrojtëse dhe në dritën e sulmit rus ndaj Ukrainës, NATO duhet të forcohet edhe më shumë.” – tha ndër të tjera kreu i parlamentit të Kanadasë, Rota.