Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për progres raportin e KiE-së
Në një deklaratë për mediet nga Kryesia e Kuvendit, Tabaku tha se problemet më shqetësuese të prekura edhe nga raporti i KiE-së janë mos-progresi në media, ligji për Amnistinë Fiskale, vendimi për pasaportat e Arta, ekonomia.
Lidhur me “pasaportat e arta”, ajo tha se ato janë një metodë e pakontrolluar për dhënien e nënshtetësisë dhe se rezultat i këtij procesi do të jetë dhënia e pasaportave shqiptare individëve me të shkuar kriminale e jo vetëm.
“Nuk ka kompromis për Amnistinë Fiskale dhe se vazhdimi në këtë udhë do të thotë largimi nga procesi i integrimit europian, pra më pak demokraci, më pak fonde nga BE dhe më pak zhvillim real për vendin. Njëkohësisht më shumë para të pista, sundim të gangokracisë dhe moralit të krimit. Zhbërje e barazisë dhe njëkohësisht edhe ndershmërisë së atyre që kanë paguar taksat për vite me radhë.
Po ashtu edhe pasaportat e arta, janë një metodë e pakontrolluar, sidomos në një qeveri që vidhen të dhënat lehtësisht, për t’i dhënë pasaportë shqiptare individëve me të shkuar kriminale e jo vetëm.
Një mundësi për të treguar në vullnetin nëse Europën e kemi ambicie që e kemi të njëmendtë dhe jo retorikë boshe.
Thirrje që agjenda e Integrimit të rikthehet si prioritet absolut në nivel kombëtar.
Qeveria me fat që ka qytetarët dhe opozitën më pro-Europiane në rajon. Mosdëshirën e tij për punë të mira mos ta fshehë pas kërcënimeve boshe se jemi lodhur me Europën.
Problemi kryesor: media – pa progres, ligji për Amnistinë Fiskale, pasaportat e Arta, Politika e Vizave, Azilkërkuesit, problem qeverisja me adm te organizuar, informalitet i larte i ekonomik, pastrimi i parave, korrupsioni problem serioz.”- tha Tabaku.