Deputetja më e re në Parlament Andia Ulliri është revoltuar sot në Parlament ndërsa mbante një fjalim në foltore. Kjo sepse nuk po respektohej nga anëtarët e maxhorancës dhe disa ministra që ishin në seancë dhe po bënin zhurmë, në kohën kur ajo po fliste.
“Faleminderit për seriozitetin të nderuar ministra. E vlerësoj faktin që vijnë këtu dhe mundohem të jap pasqyrën por nuk ka nevojë të lodhem sepse mund ta shikoni dhe vetë, të gjithë karriget e ministrave janë bosh. Falenderoj kryetaren e seancës që nuk e mbyll seancën, por duke bërë detyrën tonë do vazhdojmë të jemi opozita që kemi qenë gjithmonë, për të denoncuar dhe përcjellë shqetësimet e tyre në këtë Parlament.”– tha deputetja e PD-së. Ajo vijoi të ngrinte shqetësimin e saj për mungesën e transparencës lidhur me projektin e autostratës së re që po ndërtohet që lidh Thumanën me Kasharin.
Në fund të fjalimit, Ulliri tha me ironi: “Falenderoj të gjithë kabinetin e ministrave për vëmendjen tuaj.”
Në kohën kur ajo po fliste salla ishte pothuajse bosh, pasi shumë pak deputetë ishin të pranishëm.