Deputeti demokrat i qarkut të Dibrës Xhelal Mziu është ankuar për mungesën e ministrave në seancën e sotme plenare. Pas një ndërprerjeje të shkurtër të seancës, ministrat u larguan dhe nuk janë kthyer ende edhe pse seanca ka rinisur.
Mziu thotë se është skandaloze që ministrat largohen kur është çasti për të dëgjuar problemet e rretheve.
“E nderuar kryetare, të nderuar kolegë. Në fakt ne e bëjmë këtë debat për të transmetuar problemet që ka zona, dhe është vërtet skandaloze, kur kthehesh ministrat kanë ikur ose për të bërë ndonjë qokë ose kanë shkuar për ndonjë drekë të këndshme dhe kjo është e patolerueshme, është vërtetë skandaloze dhe kjo ka hequr dhe vullnetin e kolegëve të mi që ta shfrytëzojnë këtë moment për të sjellë në vëmendje tek ministrat që në fakt nuk i gjen në terren por nuk gjejnë kohë as për të qenë një orë të vetme në 4 javë që ne bëjmë apo tre ndonjëherë, për të ndjekur debatin që ne bëjmë për të sjellë problemet e zonës.”- tha Mziu.