Kongresmenia ultra-liberale Aleksandra Ocasio Cortez është përballur me një revoltë nga dy aktivistë në një takim në SHBA.
Dy aktivistët të cilët ishin në një takim me të e kanë diskredituar kongresmenen demokrate lidhur me votimin e saj për dërgimin e armëve në Ukrainë.
Njëri prej tyre e akuzoi se Cortez votoi për të nisur luftën në Ukrainë e cila rrezikon të nisë një konflikt bërthamor.
“Asgjë nga këto nuk vlen nëse do ketë një luftë bërthamore pasi ju votuat për dërgimin e armëve dhe në Ukrainë. Tulsi Gabbard ajo u largua nga Partia Demokratike sepse ata janë “skifterë lufte”! Ju keni votuar për të nisur këtë luftë në Ukrainë. Ju po votoni për të filluar një luftë të tretë bërthamore me Rusinë dhe Kinën. Pse po luani me jetën e qytetarëve amerikanë. Ju po luani me jetën tonë”-tha një aktivist.
Ndërsa aktivisti tjetër e cilësoi Cortez si frikacake duke i kërkuar asaj të ndjekë shembullin e demokrates Gabbard e cila u largua nga partia për mbështetjen e luftës në Ukrainë.
“Nuk do të ketë më fqinjë nëse do shpërthejë bomba bërthamore. Ju votuat për të mobilizuar dhe dërguar para për nazistët e Ukrainës. Ti je frikacake. Ju jeni një socialiste progresiste. Ju duhet të jeni kundër mobilizimit të luftës? Ai po thotë të vërtetën (parafolësi). Ju nuk keni bërë asgjë. Tulsi Gabbard u tregua e guximshme kur ju u treguat frikacake. Unë besova te ju dhe ju u bëtë pikërisht atë që kërkonit të luftonit. Kjo është ajo që ju jeni bërë. Ju jeni sistemi dhe ju jeni arsyeja pse të gjithë do të përfundojnë në një luftë bërthamore nëse nuk zgjidhni të ngriheni menjëherë dhe të denonconi Partinë Demokratike. A do ta bësh këtë? A do të ndaloni luftën bërthamore? Asgjë nga këto nuk ka rëndësi nëse të gjithë jemi të vdekur. Mund të ketë një luftë bërthamore në çdo minutë dhe ju vazhdoni ta financoni atë”-tha një tjetër.