Vendosni fjalën kyçe....

“Deputeti gjerman ‘vallëzoi’ mbi monumentin e Holokaustit, ta gëzojë famën se emri i tij do harrohet së shpejti” – Ambasadori izraelit


Deputeti gjerman Holger Winterstein ka shkaktuar zemërim, duke përfshirë një denoncim nga ambasadori i Izraelit në Gjermani, për postimin e një fotografie të tij duke qëndruar me krahë të shtrirë në një nga pllakat e betonit në Memorialin e Berlinit për hebrenjtë e vrarë të Evropës.

“Z. Winterstein, të gjithë po të shikojnë duke kërcyer ndërkohë që ti i shkakton turp vetes dhe partisë tënde.” – tha ambasadori Ron Prosor të hënën në një postim në Twitter.

“Gëzojeni minutën tuaj të turpshme të famës sepse emri juaj do harrohet së shpejti. Shpirtrat e shenjtëruar të përkujtuar në memorial nuk do harrohen kurrë.” – shtoi ai.

Qortimi erdhi si përgjigje ndaj një fotoje të postuar fundjavën e kaluar në mediat sociale, ku shfaqej Winterstein duke pozuar në memorialin kushtuar më shumë se gjashtë milionë hebrenjve të vrarë nga nazistët gjatë Holokaustit.

Mediat gjermane raportuan se fotoja u bë pasi partia e krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) u mblodh për një protestë kundër politikave të qeverisë për energjinë.

AfD e quajti incidentin ‘sjellje jashtëzakonisht të pandershme’ dhe tha se do të ndërmerrte masa kundër Winterstein. Deputeti mohoi pretendimet se ai kërceu në memorial dhe tha se hoqi postimin e tij në rrjetet sociale ‘për respekt” ndaj atyre që ishin fyer.

“Në asnjë mënyrë nuk kam kërcyer mbi varre.” – tha Winterstein, po ‘thjesht qëndrova në monument’. Ai shtoi se AfD është e përkushtuar për ‘paqe dhe liri’.

Memoriali, që është një nga vendet më të vizituara në Gjermani, përmban 2,711 pllaka betoni të rregulluara në një model rrjeti në një fushë të pjerrët.

Ai është prishur nga vandalët dhe është përdorur si një hapësirë ​​​​rekreative ose sfond për foto selfie. Një politikan i AfD-së e kritikoi memorialin në vitin 2017, duke e quajtur atë një ‘monument turpi’.