Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, për lirim nga burgu.
Koka po hetohet lidhur me çështjen e inceneratorit të Elbasanit e akuzohet për shpërdorim detyre e ryshfet, shkruan BW.
Sipas SPAK, Koka ka përfituar ryshfet përmes kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë e të njohur të tij.
Pak ditë më parë, gjykata liroi nga burgu ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako, gjithashtu i arrestuar për inceneratorin e Fierit.