Gjykata e Tiranës ka vendosur që shtetasi kinez 32-vjeçari Liangbin Chen i akuzuar për zhvatjen e milionave euro të ekstradohet në Kinë.
Ai akuzohet si kreu i bandës e cila ka pasur selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online për ambiente me qira, shitje kompjuterësh dhe telefonash në Dubai, Kinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dyshohet se Chen kishte fituar në Dubai dhe Emriatet e Bashkuara plotë 145 milion dollarë.
Ai u arrestua në korrik në Rinas pasi vinte nga Dubai me pasaportë kamboxhiane. Chen ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Pekini/Kinë, pasi autoritetet gjyqësore kineze i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodit Penal kinez.
“Lejimin e ekstradimit të shtetasit L. Ch. në Republikën Popullore të Kinës për efekt të zbatimit të vendimit penal nr. DG (X)BZ (2022) 00055, date 20.05.2022, të Gjykatës Deging, të Provincës Zhejiang/Kinë.
Rërzimin e kërkesës për revokimin e masë së sigurimit “arrest në shtëpi” të dhënë ndaj shtetasit L. Ch.
Nië kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së
Shqipërisë dhe Ambasadës së Republikën Popullore të Kinës.
Shpenzimet proceduriale si janë bërë.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në gjykatën e Apelit Tiranë brenda 10 ditëve”-thuhet në njoftimin e Gjykatës.