Vendosni fjalën kyçe....

I gjendet arma e zjarrit dhe municioni luftarak, arrestohet 47-vjeçari në Thumanë


Policia ka arrestuar një 47-vjeçar në Thumanë, pasi në shtëpinë e tij fshihte një armë zjarri pa leje.

Shtetasit K.J iu sekuestrua arma e zjarrit dhe 3 krehra me municion luftarak.

“Shërbimet e Policisë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të kontrolleve të befasishme ndaj shtetasve dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e paligjshmërive, si dhe mbështetur nga inteligjenca operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Room”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

– K. J., 47 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në banesën e 47-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur një armë zjarri pushkë, si dhe 3 krehëra me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.