Vendosni fjalën kyçe....

Invalidët e punës protestojnë para Ministrisë së Financave, shpalosin 8 kërkesa për qeverinë


Dhjetëra persona me aftësi të kufizuara u mblodhën në një protestë para Ministrisë së Financave për të kërkuar të drejtat e tyre.

Ata shpalosën 8 kërkesa ndaj qeverisë që sipas tyre u janë premtuar dhe nuk është bërë asgjë.

Një nga protestueset shpalosi tetë kërkesa për qeverinë, kryesisht me karakter ekonomik.

“Kam ardhur nga Korça, jemi invalidë dhe duam të drejtat tona. Indeksimi i pensioneve të invalidëve të punës në përputhje me të ardhura dhe rritjen e çmimeve. Duam rimbursim të energjisë elektrike dhe lëndës djegëse. Dhënie e 500 lekëshit, e premtuar nga buxheti. Nuk jemi për lëmoshë, por kërkojmë të drejtat tona.”, tha ajo.