Një 25-vjeçar ka plagosur me thikë një 24-vjeçar pas një sherri brenda një lokali.
Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ku kamarieri me inciale P.R, ka dëmtuar me thikë të riun me iniciale E.P, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi
“Më datë 14.10.2022, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 12, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. R., 25 vjeç, punonjës i lokalit, ka dëmtuar në krah me mjet prerës, shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi P. R., aktualisht ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”