Kryeministrja e Anglisë Liz Truss ka njoftuar një tjetër kthesë në planin e qeverisë së saj për uljen e taksave, në një përpjekje për të siguruar tregjet financiare
Truss thotë se do të anulojë planin e saj për të hequr një rritje të taksës së korporatës.
E pyetur pse duhet të qëndrojë si kryeministre, ajo thotë se është “e vendosur të zbatojë atë që ka premtuar”.
Kjo vjen pasi kryeministrja shkarkoi Ministrin e Financave, Kwasi Kwarteng, dhe e zëvendësoi atë me ish-sekretarin e shëndetësisë dhe të jashtëm Jeremy Hunt.
Kwarteng humbi punën e tij vetëm tre javë pasi ai njoftoi shkurtimet e taksave që shkaktuan trazira
Kryeministrja ka qenë nën presion në rritje nga brenda partisë së saj për të rimenduar planet e saj ekonomike, me një deputet konservator që i tha BBC-së: “Është mat, ne jemi të mbaruar“