Vendosni fjalën kyçe....

OBSH jep alarmin: Evropa po përballet me një tjetër valë Covid-19, vaksinohuni sa më shpejt


Evropa ka të ngjarë të hyjë në një valë tjetër të Covid-19, kanë thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), duke i kërkuar rajonit të veprojë menjëherë.

“Edhe pse nuk jemi aty ku ishim një vit më parë, është e qartë se pandemia e Covid-19 ende nuk ka përfunduar.” – thanë drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge dhe drejtorja e ECDC, Andrea Ammon, në një deklaratë të përbashkët të mërkurën.

“Fatkeqësisht po shohim që treguesit të rriten përsëri në Evropë, duke sugjeruar se një valë tjetër infeksionesh ka filluar.” – vunë në dukje ata.

Zyrtarët shëndetësorë thanë se të gjitha mjetet në dispozicion, përfshirë vaksinimin, duhet të përdoren për të mbrojtur njerëzit, veçanërisht ata më të rrezikuarit.

“Bashkëqarkullimi i mundshëm i Covid-19 dhe gripit sezonal do i vendosë njerëzit e dobët në rrezik të shtuar të sëmundjeve të rënda dhe vdekjes, me gjasat e rritjes së presionit mbi spitalet dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, tashmë të rraskapitur prej gati tre vitesh në vijën e parë të frontit. Pandemisë.” – thuhet në deklaratë.

Sipas autoriteteve, miliona njerëz në gjithë Evropën ende nuk janë vaksinuar kundër Covid-19, ndërsa ‘nuk ka kohë për të humbur’. Ata theksuan se është e nevojshme të ‘jemi gati dhe të veprojmë tani’ dhe u kërkuan njerëzve ‘të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur kundër Covid-19 dhe gripit’.

Sipas organizatës, që nga fillimi i pandemisë ka pasur mbi 620 milionë raste të konfirmuara të Covid-19, që kanë çuar në më shumë se 6.5 milionë vdekje.