Vendosni fjalën kyçe....

Pedagogët dalin sërish në protestë, kërkojnë rritje page


Pedagogët kanë dalë sërish në protestë këtë herë përballë Universitetit të Arteve.

Pedagogët kanë kërkuar rritje të pagave, gjithashtu kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohen do të bojkotojnë mësimin.

Pedagogu Lush Susaj, në një intervistë për gazetarin Osman Stafa tha se qeveria është treguar arrogante.

Duke parë nivelin e arrogancës dhe moskokëçarjes nuk besoj se kjo do të jetë protesta e fundit. Ne po luftojmë ti kthejmë studentët në universitete dhe të mos na ikin me gomone. Po bëjmë gjithçka për shkollën dhe studentët. Po luftojmë për korrupsionin dhe nepotizmin kriminal që ka pushtuar universitetet”, tha ai.