Vendosni fjalën kyçe....

Putin i ofron Turqisë marrëveshje për furnizimet me gaz të BE-së


Presidenti rus Putin ka propozuar ndërtimin e një qendre të madhe gazi në Turqi për të rregullaur furnizimet që më parë lëviznin përmes tubacioneve Nord Stream. Plani u paraqit gjatë një takimi me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në Kazakistan të enjten.

Qendra mund të bëhet gjithashtu një platformë për përcaktimin e çmimeve të gazit, duke shmangur politizimin e kësaj çështjeje, tha Putin.

Ai e quajti koston e tanishme të gazit ‘të lartë’, duke shtuar se ‘ne mund t’i rregullonim lehtësisht ato në një nivel normal tregu, pa asnjë ngjyrim politik’.

Propozimi vjen pasi Rusia kërkon të ridrejtojë furnizimet nga tubacionet e gazit Nord Stream, të dëmtuara nga shpërthimet muajin e kaluar.

Presidenti vuri në dukje se Rusia furnizon Turqinë me gaz në shkallë të plotë, duke shtuar se Ankaraja është bërë partneri më i besueshëm për tranzitin e burimeve ruse të energjisë në Evropë.

Putini së pari sugjeroi krijimin e një qendre gazi në Turqi të mërkurën gjatë fjalimit të tij në konferencën e Javës së Energjisë në Rusi.

Ai tha se Moska mund të lëvizë vëllimet e tranzitit të humbura nga dëmtimi i tubacioneve Nord Stream në rajonin e Detit të Zi, duke krijuar një ‘nyje gazi’ në Turqi për furnizimet e BE-së.