Vendosni fjalën kyçe....

“Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë”-Berisha i reagon Ramës: Ka qenë kryetar i PS-së kur u votua hetimi ndërkombëtar në Shqipëri


Kreu i PD, Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas reagimin të tij nga kundërshtimet e opozitë për fjalën në Këshillin e Evropës.

Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës kundër Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe pro Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse”-shkruante Rama

Berisha tha se ky është akti i një burracaku që fshihet pas hijes së vet .

Është akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Së pari, kam këtu tekstin e fjalës së përfaqësuesit të Edi Ramës në Asamblenë e KiE, ku thotë në mënyrë tekstuale se jemi dakord për hetim të plotë dhe të gjerë. Së dyti, Edi Rama ka qenë kryetar i PS, kur deputetët e tij kanë votuar në parlament, ligjin për hetimin ndërkombëtar të këtyre krimeve në territorin e Shqipërisë. Pra, Edi Rama ka qenë 100 përqind dakord me këtë. Unë shoh me një keqardhje disa qëndrime të autoriteteve të ndryshme në Kosovë, që nuk e frenojnë Edi Rama. Ai po dëmton gjendjen e udhëheqjes politike të burgosur në Hagë”-deklaroi Berisha.