Vendosni fjalën kyçe....

Seanca me AKSHI-n për sulmet kibernetike ndaj TIMS-sit, Komisioni i Sigurisë zhvillon mbledhjen me dyer të mbyllura, opozita voton kundër


Komisioni Parlamentar i Sigurisë zhvillon sot seancën dëgjimore me AKSHI-n lidhur me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS.

Gjatë kësaj, mbledhjeje drejtuesja e AKSHI-t, Linda Karcanaj, u shpreh se për shkak se informacionet që do trajtohen janë te klasifikuara si sekrete ose tepër sekrete, kërkoi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Për shkak të faktit që gjatë diskutimit do të trajtojmë informacion që është i klasifikuar, sekret ose tepër sekret unë do t’ju lutesha që seanca të zhvillohej pa praninë e kamerave, me dyer të mbyllura”, u shpreh drejtuesja e AKSHI-t.

Kryetari i komisionit Nasip Naço kërkoi që të mbyllej qasja për median .

Kjo kërkesë u hodh në votim, ku deputetët e shumicës votuan pro, ndërsa nga tre deputetët e opozitës që ishin të pranishëm, dy votuan kundër mbajtjes së seancës me dyer të mbyllura dhe njëri abstenoi.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Nasip Naço kërkoi nga deputetët që të dorëzojnë celularët e tyre, me qëllim mos përhapjen e informacioneve, që do të jepen nga drejtuesja e AKSHI-t.