Vendosni fjalën kyçe....

U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 30-vjeçari në Tepelenë


Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin I.T 30-vjeç duke transportuar disa emigrantë të hyrë në mënyrë të paligjshme në vend.

30-vjeçari nga Durrësi u arrestua në aksin Tepelenë-Levan duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Atij i është sekuestruar 1 automjet, 2 aparate celulare dhe një shumë parash.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune hetimore me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 44”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. T., 30 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i shtetasit I. T. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Tepelenë-Levan, në vendin e quajtur Krahës, duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.