20 ushtarakë rusë janë kthyer nga territori i kontrolluar nga Kievi, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë të enjten.
Ky ishte ‘rezultat i procesit të negociatave për shkëmbimin mes të kapurve rob’, shpjegoi ushtria.
“Të gjithë ushtarakëve të liruar po u ofrohet ndihma e nevojshme psikologjike dhe mjekësore.” – tha ministria, duke shtuar se së shpejti ata do dorëzohen në ‘spitale për trajtim e riaftësim’.
Ndërkohë, Kievi konfirmoi shkëmbimin e fundit të të burgosurve, duke thënë se ushtarët e tij ishin liruar të enjten.
“Njerëzit tanë po kthehen në shtëpi…20 persona u liruan nga robëria.” – shkroi shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrey Yermak, në kanalin e tij Telegram. Midis tyre, ‘14 ushtarakë të Forcave të Armatosura, katër luftëtarë të mbrojtjes territoriale, një oficer i Gardës Kombëtare dhe një ushtarak detar’, shtoi ai.
Në një shkëmbim të mëparshëm, i cili ndodhi në fund të shtatorit, 55 ushtarë rusë u liruan. Kreu i atëhershëm i Republikës Popullore të Donetskut (DPR), Denis Pushilin, tha se Kievi liroi liderin e opozitës ukrainase Viktor Medvedchuk si pjesë e shkëmbimit. Autoritetet ukrainase e akuzuan Medvedchuk për tradhti vitin e kaluar dhe e ndaluan partinë e tij, Platformën e Opozitës Për Jetën, pasi Moska filloi sulmin e saj ushtarak në Ukrainë.
Sipas presidentit ukrainas Vladimir Zelensky, 215 ushtarë ukrainas u kthyen në vendin e tyre në shkëmbim. Ato përfshinin më shumë se 100 anëtarë të Batalionit Azov, i cili akuzohet nga Kremlini për pikëpamje nacionaliste e neo-naziste.