Arabia Saudite do të ofrojë 400 milionë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën.
Kjo sipas një raporti të agjencisë kombëtare të lajmeve “SPA”, pas telefonatës së Princit Mohammed bin Salman me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Sipas agjencisë së lajmeve, presidenti Zelensky shprehu mirënjohjen e tij “për vendimin e udhëheqjes saudite për të ofruar një paketë shtesë ndihme humanitare për Ukrainën në shumën prej (400 milionë dollarë), e cila do të kontribuojë në zbutjen e vuajtjeve të qytetarëve ukrainas në vazhdën e krizës.”
Zelensky theksoi se këto iniciativa ndihme humanitare janë dëshmi e vullnetit të Princit të Kurorës për të lehtësuar vuajtjet njerëzore të popullit ukrainas, “të cilën ata nuk do ta harrojnë kurrë dhe që dëshmon miqësinë e Mbretërisë me Ukrainën.”
Princi i Kurorës theksoi se vota e Mbretërisë për rezolutën e OKB-së që dënon përpjekjen e aneksimit rus që synon territoret ukrainase “rrjedh nga angazhimi i saj ndaj parimeve të rrënjosura thellë në Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, dhe angazhimin e saj për respektimin e sovranitetit të shtetit dhe parimet e fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjen e konflikteve me mjete paqësore”.
Sjellim ndërmend se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Muhamed bin Salman ndërmjetësoi në lirimin nga robëria ruse të një numri shtetasish të huaj.