Deputeti demokrat Belind Këlliçi e quan Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi si “arkitekt” i asaj që e quan “masakër financiare”, të aferës së inceneratorëve.
“Engjëll Agaçi u shfaq dje në dyert e Prokurorisë së Posaçme – SPAK. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave është një prej aktorëve kryesorë në masakrën financiare, që deri më tani u ka shkaktuar taksapagusve shqiptarë një dëm prej gjysëm miliard euro.
Ai nuk është në krye të skemës, por është arkitekti i saj. Partia Demokratike rithekson me bindje se Edi Rama, shefi i tij, është ai që e mban skemën në lëvizje, dhe ai që e mundëson atë.”- tha Këlliçi në një deklaratë për mediet, nga ku listoi 9 akuza ndaj tij.
Këlliçi tha se shpreson se vizita e djeshme e Agaçit në SPAK “të mos jetë një vizitë rikonjicioni, për t’i hedhur hi syve medias dhe opinionit, por ora kur përgjegjësit të fillojnë të japin llogari”.
Deklarata e Këlliçit
Engjëll Agaçi u shfaq dje në dyert e Prokurorisë së Posaçme – SPAK. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave është një prej aktorëve kryesorë në masakrën financiare, që deri më tani u ka shkaktuar taksapagusve shqiptarë një dëm prej gjysëm miliard euro.
Ai nuk është në krye të skemës, por është arkitekti i saj.
Partia Demokratike rithekson me bindje se Edi Rama, shefi i tij, është ai që e mban skemën në lëvizje, dhe ai që e mundëson atë.
Por Agaci ka përgjegjësitë e tij, të cilat nuk janë të pakta. Akuzat ndaj tij janë plot 9 dhe po i listojmë më poshtë:
- “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal
- “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera” parashikuar në nenin 258 të Kodit Penal
- “Fshehja e te ardhurave” parashikuar në nenin 180 të Kodit Penal
- “Mospagimi i Taksave”, parashikuar në nenin 181 të Kodit Penal
- “Moskryerja e detyrave nga organet Tatimore”, parashikuar në nenin 181/a të Kodit Penal
- “Përfitim i Paligjshëm i interesave”, parashikuar në nenin 257 të Kodit Penal
- “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të Lartë Shtetërorë” ose të Zgjedhurve Vendorë”, parashikuar në nenin 260 të Kodit Penal
- “Pastrimi Produkteve të veprës penale”, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal
- “Moskallëzim Krimi, parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal
Shpresojmë që thirrja e tij në SPAK të mos jetë një vizitë rikonjicioni, për t’i hedhur hi syve medias dhe opinionit, por ora kur përgjegjësit të fillojnë të japin llogari.
Inceneratorët nuk janë një obsesion politik, por një fakt i cili u shfaq edhe në progress-raportin e Bashkimit Europian. Ata janë qartësisht një vepër e mafias në dëm të taksapaguesve, dhe një tallje e përditshme e pushtetit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt me qytetarët e tyre.
Dje ishe radha e Engjëll Agaçit.
Duhet t’i vijë radha Edi Ramës dhe Erion Veliajt si përfituesve më të mëdhenj dhe kumbarëve të inceneratorëve.