Kreu i PD-së, Sali Berisha feston sot ditëlindjen e tij të 78-të. Me këtë rast ai ndan me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një foto ku shfaqet me bashkëshorten e tij Liri Berisha.
Ish-kryeministri shprehet se sot po udhëton në dy stinë: në vjeshtën e jetës dhe pranverën e re politike.
“Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheraz në dy stinë.
Në vjeshtën e bukur të jetës dhe në një pranverë të re politike! Lavdi zoti! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq.”- shkruan Berisha.
Ai ka marrë shumë urime, mes tyre edhe nga aleati i tij, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Ai ka postuar një foto të Berishës me dy gishta lart dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Prof.Dr. Sali Berisha! Shumë urime të përzemërta!”