Biden pretendon se inflacioni do të përkeqësohet nëse republikanët fitojnë zgjedhjet afatmesme ndërsa çmimet rriten nën kontrollin e demokratëve
Presidenti amerikan Biden tha të enjten se inflacioni i lartë do përkeqësohej nëse republikanët do fitojnë kontrollin e Kongresit në zgjedhjet afatmesme në nëntor.
Biden e bëri komentin gjatë një fjalimi në Los Angeles, Kaliforni më 13 tetor, ku ai po fliste për investimet në infrastrukturë, duke pretenduar se kishte ndihmuar në krijimin e më shumë vendeve të punës në të gjithë vendin.
“Ju e dini, republikanët do t’ju bëjnë juve, punëtorëve e njerëzit e shtresës së mesme që të paguajnë më shumë taksa.” – tha Biden.
“Nëse republikanët fitojnë, inflacioni do përkeqësohet. Është kaq e thjeshtë.” – shtoi Biden.
Presidenti më pas vazhdoi t’i nxiste njerëzit të votojnë për demokratët, të cilët ai tha se ‘po punojnë për të ulur koston e gjërave për ushqimet, barnat, faturat e energjisë e shumë më tepër’.
Vërejtjet e Biden vijnë pasi të dhënat e publikuara të enjten treguan se inflacioni mbeti vazhdimisht i lartë në 8.2 për qind në shtator, pak më pak nga 8.3 për qind në gusht. Kjo ishte më e lartë se sa kishin parashikuar tregjet prej 8.1 për qind.