Eurodeputeti Christian Terhes i kërkoi sot dorëheqjen presidentes së Komisionit Evropian, pasi zyra e saj është nën hetim nga Prokurori Publik Evropian lidhur me blerjen e vasinave Covid-19.
“Ursula von der Leyen duhet të dorëhiqet nga posti i saj pasi Komisioni i BE-së është nën hetim nga Zyra e Prokurorit Publik të BE-së. Ajo nuk mund t’u predikojë shteteve për sundimin e ligjit kur shkatërroi dokumente dhe mesazhet mes saj dhe CEO-s së Pfizer për kontratat e prokurimit të vaksinave shumë miliardë dollarëshe.” – shkroi Terhes në Twitter.
Më herët zyra e Prokurorit Publik të BE-së njoftoi se kishte nisur hetimet lidhur me blerjen e vaksinave Covid-19 në Bashkimin Evropian.
Prej kohësh çështja e blerjes së vaksinave është bërë çështje në Parlamentin Evropian me seanca dëgjimore të kërkuara nga eurodeputetët me përfaqsuesit e kompanive farmaceutike si Pfizer e Moderna.
Ditën e djeshme, eurodeputeti Mislav Kolasuniç tha se blerja e 4.5 miliardë dozave vaksina për 450 qytetarë të BE-së është skandali më i madh korruptiv në historinë e njerëzimit.