Vendosni fjalën kyçe....

FNSH dhe policia e Vlorës aksion ‘blic’ në qytet në kërkim të eksponentëve kriminalë, disa të shoqëruar


Policia e Vlorës dhe FNSH kanë zhvilluar një aksion ‘blic’ mbrëmjen e sotme në Vlorë, Selenicë dhe Nvoselë. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar disa persona, identiteti i të cilëve nuk dihet. Kontrollet u ushtruan në disa zona në të cilat mendohet se fshihen persona të shpallur në kërkim.

Policia e Vlorës dhe FNSH kanë zhvilluar një aksion ‘blic’ mbrëmjen e sotme në Vlorë, Selenicë dhe Nvoselë. Deri më tani mësohet se janë shoqëruar disa persona, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Ky aksion u zhvilluar për rreth 60 minuta, ndërsa u ngritën disa grupe, ndërsa kishte si qëllim kapjen e eksponentëve kriminalë. Kontrollet u ushtruan në disa zona në të cilat mendohet se fshihen persona të shapllur në kërkim.

Report Tv sjell pamje nga aksioni i policisë, ndërsa në video dallohet edhe momenti kur janë shoqëruar dy presona, të cilët ishin sëbashku në një makinë.

Ende nuk bëhet me dije numri i të shoqëruarve dhe as identiteti i tyre. Policia po zhvillon aksione në Vlorë prej disa ditësh.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja