Kreu i Partisë së Lirisë ka shpërndarë një video në Facebook ku thekson se prioriteti i forcës politike që drejton është mbështetja pa rezerva e të rinjve shqiptarë në fushën e edukimit e teknologjisë.
Meta tha se është koha që të rinjtë të mos largohen më nga vendi si dikur në vitet ‘90 duke rrezikuar jetën duke shtuar se është koha që të rinjtë të mbështeten çdo ditë nga shteti, qeveria e pushteti vendor.
“Nuk duam të shohim më të rinj që largohen nga vendi duke rrezikuar jetën si dikur në 90-ën apo 91-shin me gomone. Përkundrazi, duam të shohim të rinj të cilët aftësohen çdo ditë, të cilët mbështeten çdo ditë nga shteti, nga qeveria, nga pushteti vendor.” – tha Meta.