Vendosni fjalën kyçe....

Nipi i Michael Schumacher thyen shtyllën kurrizore në aksidentin e frikshëm (Video)


Familja e David Schumacher, nipi i ikonës së Formula 1, Michael Schumacher, ka lëshuar një deklaratë pasi ylli 20-vjeçar në rritje i motorsportit pësoi një thyerje të shtyllës kurrizore në një aksident në Gjermani fundjavën e kaluar.

Schumacher fillimisht u nxorr nga spitali pas përplasjes së tij në garën e serisë së turneut DTM në Hockenheim të shtunën pas një përplasjeje me shokun e tij, Thomas Preining, por shoferi i ri vazhdoi të ankohej për dhimbje të konsiderueshme në pjesën e poshtme të shpinës, me testet e mëvonshme që zbuluan një thyerje të rruazave të mesit.

Babai i tij Ralf, i cili është gjithashtu një veteran i F1, tha se dëmtimi do e detyronte të birin që të qëndronte larg pistave për rreth dy muaj.

Piloti gjerman mendohet të jetë një kandidat kryesor për të siguruar një vend me një ekip të Formula 2 këtë sezon, megjithëse mbetet për t’u parë se çfarë ndikimi mund të ketë përplasja në objektivat e tij të menjëhershme të karrierës.

Kushëriri i Schumacher Mick, i cili është djali i Michael Schumacher, aktualisht garon për ekipin Haas F1.