Vendosni fjalën kyçe....

Prokurori Publik i BE-së nis hetimet për blerjen e vaksinave Covid-19 në Bashkimin Evropian


Zyra e Prokurorit Publik  të BE-së po heton blerjen e vaksinave Covid-19 në Bashkimin Evropian.

Lajmi vjen pas interesit të lartë publik dhe kërkesave të bëra nga deputetë të ndryshëm të Parlamentit Evropian. Deri tani nuk ka hollësi të tjera lidhur me hetimi, shkruan faqja zyrtare e Prokurorit Publik të BE-së.

Prej disa javësh, eurodeputetë të ndryshëm kanë kërkuar transparencë lidhur me prokurimin e vaksinave kundër Covid-19 nga Brukseli.

Në Parlamentin Evropian janë zhvilluar disa seanca dëgjimore mes deputetëve e përfaqësuesve të kompanive Pfizer e Moderna.

Në seancën e fundit, përfaqësuesja e Pfizer pohoi se vaksina u hodh në treg para se të vërtetohej se e ndalonte transmetimin e virusit.

Eurodeputeti Misal Kolakusiç deklaroi se blerja e 4.5 miliardë vaksinave Covid-19 për 450 milionë qytetarë të BE-së është skandali më i madh i korrupsionit në historinë e njerëzimit dhe çështja duhet të hetohej.

Sot eurodeputeti Christian Terhes kërkoi dorëheqjen e presidentes së Komisionit Evropian, pasi zyra e saj është nën hetim nga Prokurori Publik Evropian lidhur me blerjen e vasinave Covid-19.

“Ursula von der Leyen duhet të dorëhiqet nga posti i saj pasi Komisioni i BE-së është nën hetim nga Zyra e Prokurorit Publik të BE-së. Ajo nuk mund t’u predikojë shteteve për sundimin e ligjit kur shkatërroi dokumente dhe mesazhe me tekst midis saj dhe CEO-s së Pfizer për kontratat e prokurimit të vaksinave shumë miliardë dollarëshe.” – shkroi Terhes në Twitter.