Vendosni fjalën kyçe....

Rama kritika BE-së nga Berlini: Uroj mos të na lini mënjanë siç bëtë me pandeminë


Kryeministri Edi Rama ka kritikuar përsëri BE-në sot në panelin e Kongresit të Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Europianë.

Rama tha se uron që mos të ndodhë e njëjta gjë me menaxhimin e krizës energjitike, siç ndodhi me mospërfshirjen e Shqipërisë në ndihmat e BE-së në fillim të pandemisë së Covid-19.

“Ne kemi patur një eksperiencë të tmerrshme me BE-në, kur nisi pandemia dhe kur BE u mblodh me nxitim dhe nën trysninë e një angështie shumë të madhe për të nisur vaksinimin dhe në raundin e parë të dhënies së vaksinave, ne u harruam plotësisht. Na u desh që të rrinim të shikonim, se si të tjerët rreth nesh mund të fillonin të vaksinonin të moshuarit, infermierët dhe mjekët e tyre, ndërkohë që neve njerëzve të Ballkanit Perëndimor, ishim si peshqit pa ujë.

 Na u desh të vraponim për të gjetur vaksinat pikërisht aty ku BE thotë se vjen rreziku. Kina, Rusia, Turqia, po të mos kishte qenë Turqia dhe Erdogan ne s’do kishim vaksinuar askënd për një farë kohe.
Ky ishte një moment i vështirë, unioni europian nuk ishte për ne. Tani jemi këtu me krizën energjitike, uroj mos të ndodhë e njëjta gjë.

Mos të lihemi mënjanë, ne shqiptarët jemi njerëz besnikë. Ishim të fundit që tradhtuam sovjetikë, perandorinë osmane, do të jemi të fundit që do të tradhtojmë BE-në nëse shkatërrohet. Por mos na merrni të mirëqenë. Kur shohim të rinjtë tanë të largohen sepse nuk kemi aksesin në arsim të lartë njësoj si BE-ja, nuk më duket e drejtë që të rinjtë të lihen jashtë sistemit të BE-së të arsimit dhe të largohen.”– tha Rama.