Numri i punëtorëve që u vranë në një shpërthim në një minierë qymyri në Turqinë veriore u rrit në 40. Kështu ka njoftuar ministri i brendshëm turk të shtunën.
Suleyman Soylu tha se 11 punëtorë të plagosur janë duke u trajtuar në spitale.
Incidenti i rëndë ndodhi pasditen e së premtes në provincën Bartin, ku dhjetëra minatorë janë bllokuar nën tokë pas një shpërthimi.
Duke theksuar se 58 nga 110 minatorët u shpëtuan, ministri Soylu tha se ka paqartësi për një nga minatorët, duke shtuar se ndërkohë përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar.
Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez tha se zjarri që shpërtheu në një galeri pas shpërthimit të minierës është kryesisht nën kontroll.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan thuhet se po monitoron nga afër situatën. Siç raporton Anadolu Agency, ai anuloi një udhëtim të planifikuar në provincën lindore Dijarbakir dhe në vend të kësaj do të udhëtojë të shtunën në Amasra.
Erdogan tha në një postim në Tëitter se operacionet e kërkim-shpëtimit po përparojnë “me shpejtësi” në minierë.