Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur me batuta fjalën e tij në panelin e Kongresit të Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Europianë.
Kjo pasi i kaloi minutat që kishte në dispozicion për fjalimin e tij.
“Zoti kryeministër, kjo është ajo që urrej kur moderoj, sepse ka vetëm 2 minuta për fjalim.”- iu drejtua atij moderatorja e Kongresit.
Por Rama iu kthye asaj me batuta: “Nuk duhet të kërkosh asnjëherë kufij kohe kur do të flasësh me burra Ballkani. Kurrë!”
Më pas shtoi: “Ne vijmë nga një traditë ku flasim shumë dhe kam përshtypjen që Margaret Thatcher e kishte me ne kur thoshte që: ‘Nëse doni të flisni gjeni burra, nëse doni të ndreqni gjërat, bëjeni me gratë.”
Në fjalën e mbajtur nga kryeministri Edi Rama në ditën e parë të punimeve të kongresit të partive Socialiste Europiane në Berlin, fokusi ishte te kriza energjetike.
Rama kërkoi mbështetje për ta kapërcyer këtë situatë, ndryshe nga sa ndodhi me pandeminë duke thënë se BE i la vendet e Ballkanit Perëndimor mënjanë.
Rama u ndal edhe tek largimi i të rinjve jashtë vendit, duke e akuzuar Bashkimin Europain për standarde të dyfishta.