Vendosni fjalën kyçe....

Unioni i Këshillave Studentorë mbështet protestën e pedagogëve, përpilon tre kërkesa për Ministrinë e Arsimit


Unioni i Këshillave Studentorë ka shprehur mbështetjen për protestën e pedagogëve.

Ata kanë njoftuar gjithashtu se kanë tre kërkesa për Ministrinë e Arsimit, të cilat i kanë bërë të ditura pas një takimi me organizatat rinore e përfaqësues të universiteteve.

Unioni kërkon rritjen në 4% të buxhetit të dedikuar për arsimin, uljen e tarifës së studimit për të gjitha nivelet si dhe mbështetje për kostot e banimit e librat shkollorë.

Pedagogët e Universitetit të Tiranës kanë zhvilluar dy protesta deri tani. Ata i kanë drejtuar disa kërkesa qeverisë, po deri tani palët nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Kërkesat e Unionit

“Rritjen e përqindjes së dedikuar për arsimin në buxhetin e shtetit në normën 4%.

Ulje e tarifës së studimit për të gjitha nivelet e studimit duke indeksuar tarifat në nivelin dyfish të normës aktuale të inflacionit.

Mbështetje për kostot e akomodimit dhe artikujt shkencorë, libra shkollorë duke bërë funksionale uljet prej minimalisht 20% nëpërmjet kartës së studentit si dhe ofrimin e shërbimit dhe aksesit në Bibliotekës Online.”