Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka quajtur politikat ekonomike origjinale të Liz Truss “një gabim”.
Në një ndërhyrje të pazakontë, ai tha se trazirat ekonomike që pasuan mini-buxhetin e qeverisë britanike ishin “të parashikueshme”.
Në një prononcim për mediet nga një dyqan akulloresh në Oregon, Biden u pyet nga gazetarët në lidhje me përpjekjen e kryeministres Tuss për të nxitur rritjen ekonomike me ulje të taksave të pafinancuara.
Presidenti u përgjigj: “Epo, është e parashikueshme. Nuk isha i vetmi që mendova se ishte një gabim.”
“Unë mendoj se ideja e uljes së taksave për super të pasurit në një kohë kur… gjithsesi, unë thjesht mendoj, nuk pajtohem me politikën, por kjo i takon Britanisë së Madhe ta bëjë atë gjykim, jo mua.”- shtoi ai sipas BBC-së.
Biden ka qenë prej kohësh kritik ndaj teorisë ekonomike në zemër të politikës së kryeministres britanike, përkatësisht se ulja e taksave për bizneset dhe të pasurit gjeneron rritje që lejon që pasuria të “rrjedh” në të gjithë sektorët e shoqërisë.
Por është e pazakontë që presidenti i Shteteve të Bashkuara të jetë kaq kritik ndaj liderit të një prej aleatëve më të ngushtë të Amerikës.
Zoti Biden është kritikuar në të kaluarën se nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbështetur marrëdhëniet Mbretëri e Bashkuae-SHBA, duke preferuar të përqendrojë marrëdhëniet e tij transatlantike në Dublin, Paris dhe Berlin.
Por ai nuk është i vetmi në skenën botërore që është në mëdyshje për mënyrën se si po qeveriset Britania dhe zgjedhjet që bëhen nga politikanët e saj.
Ministrat e Jashtëm dhe diplomatët britanikë thonë se ka një kosto diplomatike për trazirat politike të Britanisë, si dhe një çmim ekonomik. Disa liderë botërorë madje janë të lumtur të qeshin me shpenzimet e Britanisë në publik. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka folur për Sunday Times për shqetësimet e shprehura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për gjendjen e ekonomisë së Britanisë.
“Nëse keni nevojë për përvojë në marrëdhëniet me FMN-në, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar!”- bëri shaka ai sipas BBC-së, një referencë për paqëndrueshmërinë financiare të vetë Greqisë dhe mbështetjen nga organizmi ndërkombëtar.
Diplomatët nga vendet që vuajnë nga trazirat e tyre ekonomike bëjnë shaka se monedha e tyre është më e fortë se paundi.