Muzikanti nga Haiti Michael “Mikaben” Benjamin ka ndërruar jetë pasi u rrëzua në skenë menjëherë pas një shfaqjeje në Paris.
Këngëtari i cili njihej shkurt edhe si “Mika”, ishte 41 vjeç.
Ai kishte qenë duke kënduar me grupin e muzikës popullore haitiane, Carimi, gjatë një shfaqjeje të ribashkimit të tyre më 15 tetor në Paris.
Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale, Benjamin u rrëzua papritur teksa po largohej me shpejtësi nga skena. Pas kësaj, koncerti u ndërpre dhe salla u evakuua.
Sudden death
Singer Mikaben collapses on stage in Paris, last night. pic.twitter.com/I9HcbkgTta
— Pandemic News (@mildanalyst) October 16, 2022
Mikaben ka lënë pas gruan shtatzënë Vanessa Fanfan, e cila sipas medieve vendase pritet të lindtë fëmijën e tyre në dhjetor.
Shkaku i vdekjes ende nuk është verifikuar, megjithëse raportet thonë se i riu Benjamin vdiq nga arresti kardiak.
“Ai ishte një gjeni muzikor.”– tha Alex Abellard, maestro i Zin.
I lindur në Port-au-Prince në vitin 1981, djali i këngëtarit Lionel Benjamin, Mikaben ishte një këngëtar, kompozitor dhe producent.
Karriera muzikore e Benjamin zgjati më shumë se 20 vjet, pasi ai u bë i famshëm në Haiti dhe jashtë tij në fillim të viteve 2000 me hitet kryesore si “Ou Pati” dhe bashkëpunimet e njohura me yjet e tjerë të Industrisë Muzikore Haitiane (HMI) si Carimi, Alan Cave dhe DJ Michael. Brun.
Gama e aftësive të tij u shfaq plotësisht pasi Konpa Kreyol, një grup i njohur u nda në dy grupe: Kreyol La dhe Krezi Mizik. Dhe ky i fundit rekrutoi Benjamin si këngëtarin kryesor.
J’arrive pas à y croire qu’il soit parti sous nos yeux #Carimi #Mikaben pic.twitter.com/IZmJiamvEo
— NOTORIU$👑 (@Olynckaa) October 15, 2022