Genti Pjetri i njohur si “Doktori” i “Fiks Fare” ka qenë një ndër personazhet më të rëndësishëm dhe të më të preferuar për shqiptarët, i cili ka kontribuar gjatë gjithë karrierës së tij në zhanër të ndryshme në mediet shqiptare.
I ftuar në emisionin “Të Harruarit” Syri Tv, “Doktori” tregoi sesi ka qenë i gjithë rrugëtimi i tij në media, por ashtu tregoi me detaje se si dhe kur ka qenë momenti kur ka vendosur ti futej botës së medias.
“Doktori” u shpreh se ka qenë thjesht një sugjerim nga miku i tij Bojken Lako për të provuar dhuntinë e tij të humorit në Top Albania Radio.
“Bëja humor me miqtë e mij dhe shoqërinë. Bojken Lako më tha ‘pse nuk e provon iher ne radio këtë humor që bën’. Varet në çfarë radio i thash, por gjithsesi. ‘Është hapur Top Albania Radio’ më tha, ishte 97-a. Nuk e njoh i thash. ‘Në rregull hajde me mua’ më tha. Mirë mo Bojken i thash. Unë Bojkenin e kam pasur mik, shok për shumë vjet. Më çon tek Top Albania Radio. Takova pronarin, ndjesë pastë dhe më pyeti ‘çfarë do bësh?’. Nuk e di i thashë, çfarë keni ju në mëndje se unë nuk ja kam idenë se çfarë kërkoni ju. ‘Ne kërkojmë spote humore 1 minutë -1 minutë e gjys jo më tepër’. Nis spoti i parë dhe ka qenë një skafist. Bëra 1,2,3 spote dhe më thotë pronari ‘Gento a do të fillosh punë? ‘Dakord i thashë”.
Ai tregoi sesi kanë qenë rrethanat që mori nofkën ‘Doktori’. Pjetri u shpreh se i pëlqenin librat medicinale dhe i lexonte shumë, dhe në momentin kur e thërrisnin shokët, e kërkonin në formën ‘ai doktori’.
“Kur erdha unë Radio Mania ishte e hapur. Ne e merrnim emisionin nga ora 9- e mbrëmjes edhe e lenim nga ora 3 e gjys e natës. Kisha dibran në shpi. Kisha disa libra medicinale. Atëherë ka qenë gjallë ndjesë pastë Arqile Boti dhe unë imitoja atë. Pastaj merrja këto librat dhe filloja duke u tall në thonjëza, dhe merrja terma latine (imition Arqile Botin). Do ti që një më dy më merrnin në telefon. Ore ai doktori thoshin… kush doktor? Ai doktori pra! Çfarë doktori? Doktor, doktor dhe kështu më mbeti emri ‘Doktori’. Unë e kam emrin Genti dhe kështu më thoshin vetëm familjarët. Të tjerët në fillim më thoshin ‘ai flokëgjati’. Pastaj më ngeli ‘Doktori”-tregon Genti.
Genti Pjetri ka rrëfyer momentin kur u shkëput nga emisioni Fiks Fare.
‘Doktori’ shprehet se ishte alkooli shkaku kryesor që e hoqën nga ekrani, ndërsa thashethemet dhe ironitë brenda Top Channel e kishin përkeqësuar edhe më tepër gjendjen e tij.
për të kaluar mërzinë, ‘Doktori’ thotë se e teproi edhe më shumë me alkoolin.
Kur e hoqën nga ekrani, ai kaloi në ishemi cerebrale.
“Nuk është se u shkëputa nga Fiks Fare, por unë u bëra armiku i vetes sepse më pëlqente ta pija një gotë raki, por jo ta teproja. Por ja që kur shkoja në punë gjeja një shprehje që thoshin … dhe aty e tejkalova sepse nuk e duroja më atë lloj shprehje. S’ia vlen të flas shumë sepse personi që e ka bërë atë muhabet e di shumë mirë atë muhabet dhe ai e di. Kur ta shohin le të flasin. E dua shumë.. E për të mos luajtur mendsh e mos të kaloja në depresion detyrohesha të pija pak më shumë seç duhet. Kjo nuk është zgjidhje, nuk është e drejtë, por kam heq e kam vuajt, si shumë të tjerë. Ama di të them vetëm diçka… në qoftë se do të dënosh një aktor, hiqe nga skena. Në momentin që mua më hoqën nga ekrani unë kalova në ishemi cerebrale”, rrëfen Pjetri.
Edhe pse kanë kaluar disa vite që është shkëputur nga ekrani, ‘Doktori’ nuk e ka harruar emisionin investigativo-satirik, Fiks Fare.
Ai thotë se ka projekte për radio dhe televizion dhe një ditë do të rikthehet.
Përpos rrugëtimit të tij në media, Gent Pjetri rrëfeu pengun e tij qe nuk krijoi dot familje.
Doktori shprehet se ka qenë i dashuruar dikur, por e humbi dhe gjëja që do të adhuronte më së tepërmi ishte nëse do të kishte një fëmijë.
Kam qenë i dashuruar, por ja që e humba. Mbase do të isha sot edhe me fëmijë, por ja që s’nuk. Është një peng për mua. Nuk e di çfarë do të bëja por do ta adhuroja dhe do ta doja shumë. Besoj që edhe gruan do ta doja, por ja që nuk më ndodhi aq e qartë”- thotë ai.